SHPËRNDAJE

Funksionalizohen rrugët në Malësinë e Preshevës, të gjitha rrugët që shpien në vendbanimet shqiptare janë të kalueshme nga bora, kjo konfirmohet nda drejtues të Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë.

Gjatë ditëve të vikendit makineritë e ndërmarjeve të kontraktuara për pastrimin e borës në kuadër të Moravicës kanë bërë punën e tyre në terren duke pastruar rrugët në të gjitha bashkësitë lokale të komunës së Preshevës. Gjatë këtijë vikendi në fokus ishin rrugët e Malësisë së Preshevës që cilat janë të populluara me banorë si fshati Kurbali, Shoshaje e epërme, Buhiç, Stanec, Ilincë, Maxhere, Ranatoc, Bukoc, Gosponicë, Caravajkë dhe Depcë.

Pastrimi i rrugëve dhe rrugicave nga bora ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Përkundër reshjeve të borës që janë evidente në vendin tonë gjatë këtyre ditëve kompanitë për pastrimin e borës janë azhur në punën e tyre ka thënë për portalin preshevacom, drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa./presheva.com/