SHPËRNDAJE

Amet Halimi Sekretari i “Kryqit të Kuq” në Preshevë, në një intervistë për portalin presheva.com tha se “Kuzhina popullore” në Preshevë ka qenë projekt dhe synim i Kryqit të Kuq për të cilin ka gati dhjetë vite që është punuar dhe tani qe nga data 15 korrik i këtij viti po funksionon, ku sipas planprogramit që kemi bërë janë 400 persona të cilët furnizohen cdo ditë me ushqim duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 11:00h e paradites per shfrytëzuesit nga zonat e qytetit të Preshevës, ndërkaq pas orës 11:00h ekipet tona vazhdojnë furnizimin në teren me ushqimet e rezervuara për familjet që janë shfrytëzues të shujtave nëpër bashkësi lokale dhe në këtë mënyrë po mbulojmë cdo vend për të furnizuar me ushqimin që kanë nevojë nga “Kuzhina popullore”.

Z.Halimi shprehu mirnjohje edhe për përkrahjen e këtij projekti nga Ministria e Mirqenies sociale dhe Kryqi i kuq i Serbisë të cilët ndihmojnë në artikuj dhe disa gjëra tjera dhe pjesa tjetër e mirbajtjes dhe shërbimeve tjera që përkrahet nga Komuna e Preshevës, që do të thotë se i gjith ky projekt është rezultat i një bashkëpunimi të mirfilltë mes Kryqit të Kuq të Serbisë dhe Komunës së Preshevës. /presheva.com