SHPËRNDAJE

Shqipëria renditet në vendin e 90-të, nga 133 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Vlerësimi është bërë nga Global Firepower. Studimi i vitit 2017 e nxjerr Shqipërinë me një pikësim 1.8465. Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përmirësuar me dhjetë shkallë, në 2016 renditej e 100-ta në botë dhe e fundit në rajon.

Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit.

Sipas indeksit të Global Firepower, Serbia renditet e 83-ta, disa shkallë përpara Shqipërisë, ndërsa Bosnje-Hercegovina renditet në vendi e 121-të, ndërsa Maqedonia në vendin e 122-të.Indeksi merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.

Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Vendet me ushtritë më të fuqishme të botës renditen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.

Ndërsa vendet me ushtrinë më të dobët renditen Butan, Suriname, Sierra Leone, Mauritani, Republika Qendrore e Afrikës, Somalia etj.