SHPËRNDAJE

Indeksi i Fuqisë Globale 2017, i hartuar nga Global Fire Power e renditet Shqipërinë në vendin e 90-të, nga 133 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre, militare dhe njerëzore. Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përmirësuar me dhjetë shkallë, në 2016 renditej e 100-ta në botë dhe e fundit në rajon. Studimi i vitit 2017 e nxjerr Shqipërinë me një pikësim 1.8465. Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit. Për shembull, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 121-të ndërsa Maqedonia në vendin e 122-të. Mali i zi dhe Kosova nuk përfshihen në studim. Serbia sakaq renditet e 83-ta, disa shkallë përpara Shqipërisë. Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.

Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore. Indeksi hartohet nga Global Fire Power, e njohur për publikimet statistikore në fushën e ushtrisë, logjistikës, resurset natyrore dhe ato financiare etj. Në vendet me ushtritë më të fuqishme të botës përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia. Në vendet e fundit sipas renditjes janë: Butan, Suriname, Sierra Leone, Mauritani, Republika Qendrore e Afrikës, Somalia etj.