SHPËRNDAJE

Lugina

Këshilli për të Drejtat e Njeriut, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Fondit për Shoqëri të Hapur në Beograd, fillon realizimin e projektit: “Fuqizimi i stabilitetit në Luginën e Preshevës nëpërmjet përfaqësimit të pakicës kombëtare shqiptare”. Projekti ka për qëllim të kontribuoj në përfaqësimin më të mirë të komunitetit shqiptar, edhe në raport të bisedimeve midis qeverisë republikane dhe përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës .
Në kuadër të projektit do të bëhet analiza e gjendjes së tanishme të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe e shkallës së jetësimit të Planeve dhe Programeve, të miratuara nga ana e qeverisë republikane në lidhje me Luginën e Preshevës.
Gjatë këtij procesi do të përfshihen qytetarët dhe grupet shoqërore në funksion të shqyrtimit të masave të nevojshme që duhen ndërmarrur për dinamizimin e përfaqësimit e komunitetit shqiptar; si dhe për të sensibilizuar qytetarët e këtij rajoni, në lidhje me të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të këtij projekti do të përfshijë sa më shumë instanca dhe subjekte të interesuara, që ta vëjnë çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në fokus të opinionit publik. Projekti do të zgjasë dymbëdhjetë muaj dhe do të realizohet në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.