SHPËRNDAJE

Rindërtimi i stacionit të pompimit në Zhunicë komuna e Preshevës, i financuar nga Mbretëria e Norvegjisë me 167,000 € përmes projektit “Norvegjia për ju – Serbi, do të kontribuojë në një furnizim më të qëndrueshëm me ujë për 13,000 përdorues në këtë komunë.

Nga pesë puse aktive në burimin e Zhuincës, uji pompohet në një rezervuar të kloruar për trajtim dhe më pas shpërndahet në sistemin e furnizimit me ujë me ndihmën e një stacioni pompimi. Aktualisht stacioni i pompimit është i vjetëruar dhe jofunksional, ndërsa dy pompa ekzistuese kanë kapacitet të ulët pa rregullues automatik.

Puna në kuadër të projektit “Norvegjia për ju – Serbi” përfshin heqjen e pompave të vjetra, prokurimin dhe instalimin e tre pompave centrifugale, si dhe instalimin e pajisjeve të reja shpërndarëse me pajisje tjera shoqëruese.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën e Preshevës sepse kontribuon në një furnizim më të qëndrueshëm me ujë për qytetarët e tij. Vlera e këtyre punimeve është 160,000 €, ndërsa 7,000 € të tjera janë ndarë për mbikëqyrje teknike. Kjo ndërhyrje duhet të përfundojë në fillim të marsit 2020″, thotë menaxheri i projektit në Serbi Radule Ristovic.

Rindërtimi i stacionit të pompimit do të jetë një parakusht teknik për fazën e dytë të projektit, i cili përfshin ndërtimin e një tubacioni “përforcues” nga stacioni i pompimit në Zhunice deri tek rezervuari “Kroi i keq”./presheva.com/