SHPËRNDAJE

Jose Muorinhu nuk është kurrë banal. Trajneri portugez ka kritikuar me nota të ashpra kulturën e futbollit modern, duke akuzuar ish-yjet e tij te Reali se mbanin radhë përpara pasqyrës përpara se të zbrisnin në fushë.

Në një intervistë për revistën “Esquire”, trajneri i Chelseat tha se lojtarët e rinj, përpara se të shkelmojnë topin, mendojnë më parë të bëjnë miliona.

Ai i këshilloi ata që të ndjekin shembujt e kapitenëve të Chelseat, John Terry dhe Frank Lampard. “Jo rrallëherë, te Reali i Madridit lojtarët mbanin radhën përpara pasqyrës përpara se të zbrisnin në fushë, ndërsa arbitri i priste në tunel. Por, kështu është shoqëria sot. Shumë lojtarë të rinj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme. Ata janë rreth të 20-ave, ndërsa unë 51 vjeç. Por, nëse më duhet të punoj me ta, duhet të kuptoj botën e tyre. Si mund t’i ndaloj unë lojtarët e mi në autobus që të mos përdorin… si i quani ju këto? “Twitter”, apo gjëra të ngjashme. Si mund ta ndaloj vajzën dhe djalin tim të bëjë të njëjtën gjë? Kështu që më duhet të përshtatem”, tha Mou.