SHPËRNDAJE

Futbollisti nga Presheva, Lavdim Zumberi, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me FC Zurich. Kontrata e mesfushorit qendror është nënshkruar deri në vitin 2022.

19-vjeçari Zumberi e filloi karrierën e tij të futbollit me FC Bazenheid dhe FC Wil, para se të shkonte në Akademinë e FCZ më 2015, njofton klubi.
Debutimi i tij në ekipin e parë për Zumberin ishte më 17 shkurt 2019 në ndeshjen kundër BSC Young Boys.

Që atëherë, futbollistit i cili paraqitet për Zvicrën U20 ka luajtur në katër ndeshje në Superligën zvicerane dhe gjithashtu luajti edhe ndaj Napolit në Ligën e Evropës.

Pjesë e Zurichut janë edhe futbollistët tjerë shqiptarë: Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu. Të tre futbollistët luajnë për Kosovën.