SHPËRNDAJE

Futbollisti preshevar iljasa Zulfiu tashmë është lojtari më i ri i KF Flamurtari nga Prishtina në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

“Nga sot jam lojtar i KF Flamurtarit në mënyren më te mire do të mundohem të beje paraqitje sa me te mira qe se bashku me trajnerin Arsim Thaqi dhe bashklojtaret e klubit te jemi ne kreun e futbollit kosovar. Rrugetimi drejt endrres do te vazhdoj.❤️⚽️” ka deklaruar Zulfiu, transmeton presheva.com.

Iljasa Zulfiu deri tani ka luajtur në klubin futbollistik të Surdulicës në Serbi ku edhe nga mediat serbe është përshkruar si Fadil Vokrri i kohërave të sotme. (Presheva.com)