SHPËRNDAJE

Pasi kishte kaluar testin e parë, futbollisti preshevar Labinot Jashari iu nënshtruar edhe testit të radhës.
Ai gjatë kësaj dite, kaloi edhe testin e radhës, atë të shkallës së tretë në nivelin U11 në qytetin e Pirotit.

labinotjashari
Labinot Jashari

Djaloshi nga Miratoca e Preshevës tregoi me sukses aftësitë e tij të një futbollisti të talentuar që ka vijuar trajnimet në shkollën e futbollit “Lugina”.

Labinoti pas 10 ditëve do të përballet me sdifat e radhës në qytetin e Nishit që të jetë sa më afër përfaqësueses së Serbisë që një ditë të luaj në nivelet më të lartë të futbollit ndërkombëtarë. /presheva.com/