SHPËRNDAJE

Pjesa e dytë e sfidës mes Laçit dhe Bylisit, ka nisur me një incident të frikshëm.

Futbollisti i skuadrës ballshiote, Edison Ndreca, humbi ekuilibrin në minutën e 46-të të ndeshjes dhe u përplas me tabelën e reklamave prapa portës, duke lënduar keq krahun.

 

 

Në këtë moment u desh ndërhyrja e stafit mjekësor, ndërkohë që futbollisti u transportua menjëherë drejt spitalit të Laçit me ambulancë, pasi dëmtimi ishte tepër serioz.