SHPËRNDAJE

Një vajzë nga India po vazhdon ta ruaj kurorën si adoleshentja më flokët më të gjata në botë, pasi për më shumë se një dekadë nuk i ka prerë flokët pas një përvoje të keqe që e kishte pasur me një frizere në një sallon ondulimi.

Nilanshi Patel, 17-vjeqe nga një qytet i vogël në Modas të Indisë, vazhdon të mbetet si adoleshentja me flokët më të gjata, duke u futur kështu në librin e rekordeve Guiness – ku flokët e saj janë hiq më pak se 182 centimetra.

Ndërkaq babai i saj thotë se vajza i është shndërruar në një person të famshëm falë flokëve të gjata. Ajo madje ka fituar nofkën “Rapunzel”. Patel thotë se për më shumë se 11 vite nuk ka prerë flokët.

“Si 6-vjeçare kam pasur përvojë të keqe në një sallon ondulomi. Prej atëherë nuk i kam prerë flokët”, thotë kjo adoleshente nga India.