SHPËRNDAJE

Edhe pse temperaturat e ftohta këtyre ditëve mund ”t’ua kenë prishur mendjen” përsa i përket larjes ose jo të fytyrës, duhet të dini që ky është hapi i parë i rutinës së përkujdesjes dhe nuk duhet ta neglizhoni kurrë.

Mos harroni se lëkura është një nga zonat më delikate dhe duhet të trajtohet me kujdes të madh.

Kushtojini vëmendjen e duhur dhe ndryshoni pesë zakonet e mëposhtme.

Nuk lani duart
Një ndër gabimet më të zakonshme që bëni kur lani fytyrën është të mos lani paraprakisht duart. Këto të fundit janë të ekspozuara ndaj shumë baktereve dhe mikroorganizmave dhe jo gjithmonë produktet larëse të fytyrës arrijnë t’i eleminojnë ato.
Përdorni të njëjtat produkte prej vitesh

Edhe pse jeni besnikë të së njëjtës linjë produktesh prej vitesh, qoftë për arsye fanatizmi apo edhe leverdie ekonomike, duhet të dini që ndryshimi i stilit të jetesës prek direkt edhe fytyrën prandaj është koha të ndryshoni produktet larëse.

Përdorni vazhdimisht “scrub”

Scrubi (skrabi) ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura nga shtresat e ndryshme të lëkurës, por në rast se e bëni vazhdimisht do të çrregullojë vajërat dhe yndyrën e shëndetshme që i duhet asaj për vetëpastrim. Ju këshillojmë të përdorni scrub një deri në dy herë në javë, gjithmonë sipas llojit të fytyrës.

Harroni ose vononi të aplikoni kremin hidratues

Pasi keni larë fytyrën, hapi tjetër që duhet të ndiqni është të aplikoni menjëherë kremin hidratues ose atë kundra diellit (gjithmonë sipas nevojës) dhe jo të prisni të kalojnë orë, apo në rastin më të keq ta harroni.

Nuk zgjidhni temperaturën e duhur të ujit

Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë larjes së fytyrës në dimër lidhet me temperaturën e ujit. Duhet të dini që nuk është e vërtetë se uji i ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, kurse uji i ftohtë i mbyll ato. Dermatologët rekomandojnë të përdorni ujë të vakët sidomos gjatë dimrit./presheva.com/