SHPËRNDAJE

Atletico Madridi ka pësuar humbje prej 2-0 si mysafir i Levantes në Estadio Ciudad de Valencia duke e lënë të hapur garën për titullin e La Ligas.
Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, vendasit morën tri pikët jo edhe aq të nevojshme, pasi gjenden në mes të tabelës.

Pas një harkimi nga këndi, Filipe Luis në përpjekje për ta ulur topin me gjoks, gaboi duke e mposhtur portierin Courtois (7’).

David Barral ishte realizues i golit të dytë për nikoqirët (69’), falë një topi të mirë nga Victor.

Me këtë humbje, ëndrra e Atletico Madridit për ta fituar titullin është vënë në rrezik.

Barcelona gjendet tri pikë prapa liderit, me të cilin e zhvillon pikërisht ndeshjen e fundit sezonale. Ndeshja paraprake e katalunasve është kundër Elches.

Real Madridi është gjashtë pikë prapa, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Los Blancos në katër ndeshjet e mbetura luajnë ndaj: Valencias, Valladolidit, Celta Vigos dhe Espanyolit.

Në dy ndeshjet e fundit, Atletico luan në shtëpi ndaj Malagas dhe si mysafir i Blaugranëve.