SHPËRNDAJE

Vitin shkollorë 2019- 2020 ministria e arsimit të Republikës së Serbisë ka shpallur vit të parapërgatitjeve finale për aplikimin e ditarëve elektronik për të gjtha institucionet edukativo- arsimore, ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryetari i aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës, Gafurr Hyseni.

Hyseni ka potencuar se gjatë kësaj kohe janë përcaktuar nga dy koordinatorë të shkollave të cilët do të trajnohen për të bërë përgatitjen e stafit arsimorë në aplikimin e ditarëve elektronik. Aplikimi i ditarëve ektronik është lehtësim për mësimdhënësit njëherit edhe ngritje e vetëdijes dhe aftësimit profesional të mësimdhënësve në aspektin e teknologjisë mësimore.

Gjatë kësaj kohe është duke u bërë edhe përkthimi i ditarëve elektronik në gjuhët e nacionaliteteve që jetojnë në Serbi. Deri në fund të muajit qershorë sipas kryetarit të aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, Gafurr Hyseni do të jenë gati ditarët në dy gjuhë si shqip dhe serbisht. Ministria e arsimit të Republikës së Serbisë vitin shkollorë 2017- 2018 e ka pasur si vit i aplikimit të pilot projektit për ditarët elektronik.

Në vitin 2018 aplikues të këtijë projekti ishin 52 shkolla të cilat ishin të gatshme në aspektin teknik për të aplikuar ditarët elektronik. Për aplikimin e ditarëve elektronik duhet patur parapërgatitjet teknike të objekteve shkollore ku linjat e internetit janë domosdoshmëri./presheva.com/