SHPËRNDAJE

Çdo nxënës me mësim projektues është më i angazhuar, kjo metodë e re e aplikimit në arsimin fillorë është me përparësi më të madhe edhe për mësimdhënësit në dallim me mësimin tradicional dhe mësimin aktiv e interaktiv, ka thënë kështu në intervistën për portalin preshevacom, kryetari i aktivit të drejtorëve të arsimit fillorë dhe të mesëm, Gafurr Hyseni.

Mësimi projektues për herë të parë ka filluar të aplikohet këtë vit ku ministria e arsimit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh duke organizuar seminare për mësimdhënësit e arsimit fillorë në aftësimin e tyre për prezantimet e mësimeve projektuese. Mësimi projektues sipas Hysenit këtë vit shkollorë fillon të aplikohet për nxënësit e klasave të para dhe të pesta e që është mjaftë i avancuar sipas metodave më të reja mësimore./presheva.com/