SHPËRNDAJE

Ky vit shkollorë është vit përgatitorë i të gjitha institucioneve arsimore në Serbi për aplikimin e ditarëve elektronik. Gjatë kësaj kohe është evidente një problem që tani është tejkaluar meqë në softverin e ministrisë së arsimit ditari elektronik ishte paraqitur vetëm në gjuhën serbe dhe me shkrim cirilik.

Pas reagimeve që kemi patur ky problem është tejkaluar çështje kjo që do të finalizohet deri në muajin qershorë të këtijë viti ka thënë për portalin preshevacom, Gafur Hyseni, kryetari i aktivit të drejtorëve të shkollave filore dhe të mesme në Preshevë. Sipas Hysenit ditari elektronik krijon edhe interaktivitet në mes të mësimëdhënësve, prindërve dhe nxënësve. Përparësi e ditarit elektronik është se prindërit e fëmijëve mund të përcjellin procesin e notimit dhe vlerësimit nga shtëpia përmes telefonit të mencur./presheva.com/