SHPËRNDAJE

SamsungA9

Samsung konfirmon se po punon për të sjellë në treg smartfonin e ri Galaxy A9 Pro. Galaxy A9 Pro do të ketë ekranin 5.5-inç Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, procesorin 1.8 GHz Qualcomm SoC Cortex A72 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 510, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, si dhe baterinë prej 4 mijë mAh.

Sa i përket kamerave, ky telefon do të ketë kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Samsung Galaxy A9 Pro do të punojë me platformën Android 6.0.1, ndërkohë akoma nuk është bërë e ditur asnjë detaj në lidhje me çmimin e këtij telefoni.