SHPËRNDAJE

S6-Edge-08

Ekrani i Samsung Galaxy S6 është cilësuar si ekrani i telefonit më të mirë në botë.

Sipas një studimi të bërë nga “DisplayMate” ka rezultuar se ekrani me rezolucion 2560 x 1440 është më i mirë se ai i Galaxy Note 4 që deri tani cilësohej si telefoni me ekranin më të mirë në botë.

Thuhet se pajisja do të ketë rezolucion më të lartë, më shumë pikselë për inç, përpikëri absolute të ngjyrave dhe është më lehtë i lexueshëm në krahasim me cilindo telefon tjetër në treg.