SHPËRNDAJE

Nga rezultati El Clasicos fërkoi duart jo vetëm Barcelona por edhe Atletico e Madridit, pasi me fitoren e blaugranave, skuadra e Diego Simeones mori kreun e klasifikimit të La Liga. Megjithatë edhe pse kryesojnë Los Cholconeros do të kenë shumë punë deri në fund të sezonit nëse dëshirojnë të thyejnë hegjemoninë e Realit dhe Barcelonës për të fituar titullin. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje për tu zhvilluar Ateltico ka një kalendar më të vështirë se dy rivalët e tjerë, Reali i Madrdit dhe Barcelona. Pikë së pari bardhekuqtë do të luajnë një ndeshje më shumë jashtë fushe se dy gjigandët spanjollë.

Por në 5 takimet që Los Cholconeros do të zhvillojnë jashtë Vincente Calderon tre prej tyre do të jenë shumë të vështira. Në javën e 31-të armata e Diego Simeones do të përplaset me Athletic Bilbao në San Mame një sfidë që në letër cilësohet shumë e vështirë. Një tjetër takim delikat për Atleticon do të jetë transferta e Mestalla në javën e 35, por ajo që pritet të vendosë kampionatin do të jetë sfida e javës së fundit midis Barcelonës dhe Atleticos së Madrdit në Camp Nou.

Ndryshe nga Los Cholconeros Reali i Madridit në letër është më i favorizuar. Kalendari i ofron ekipit Los Blancos vetëm dy ndeshje të vështira deri në fund të La Liga, një prej tyre është transferta e kësaj të mërkure në Sanchez Pizjuan përballë Sevillias, ndërsa në javën e 32-të Reali I Madridit do të udhëtojë në San Sebastian për të përballur me Real Sociedad. Edhe Barcelona nuk ka ndonjë kalendar shumë të vështirë, duke përjashtuar takimin e fundit me Atleticon, për blaugranat dy sfida të vështira shihen transfertat me Espanyol dhe Villareal. Megjithatë pavarsisht këtyre parashikimeve ajo që do të vendosë se kush do të triumfojë në La Liga nga këto tre ekipe do të jetë fusha e lojës.

Ndeshjet e Atletico Madrid:

 

Ndeshjet e Real Madrid:

Ndeshjet e Barcelonës: