SHPËRNDAJE

Garat tradicionale të atletikës ,,Rahovica 2019” ishin një ndër ngjarjet kryesore nga sfera sportive në vendin tonë.

Pjesë e këtyre garave ishin pjesmarrës nga Lugina e Preshevës dhe mysafirë të shumtë nga trojet shqiptare si Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe nga Shqipëria.

Nikoqirët e garave tradicionale të atletikës ,,Rahovica 2019” janë shprehur mjaftë të kënaqur me këtë aktivitet sportiv i cili po zhvillohet nga viti 2000 që tashmë ka marrë karakterin e garave tradicionale.

Vlen të përmendet se organizimi sportiv është mbështetur nga pushteti lokal i Preshevës por edhe nga bashkëvendësit tanë që jetojnë e punojnë në diasporë.

Këshilli organizativ kanë falemderuar të gjithë ata që mbështesin aktivitetet sportive./presheva.com/