SHPËRNDAJE

Një garë se kush hante më shumë pite, përfundoi në tragjedi ku një 41-vjeçar u mbyt duke ngrënë.

Është kjo ajo që ndodhi në Fresno të California, SHBA, gjatë garës kush hante më shumë tortija. Dana Hutchings, u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, gjeti vdekjen pak minuta më vonë.

Gara se kush hante më shumë pite të llojit tortija, u bë gjatë një ndeshje bejsbolli të skuadrës lokale Fresno Grizzlies.

Dana po merrte pjesë në garë, në Chukchansi Park, të stadiumit të Fresno, gjatë ndeshjes mes të zotëve të shtëpisë dhe Memphis Redbirds, kur mbeti me gojë hapur prej vështirësisë së frymëmarrjes.

Garat me ushqim janë ndër atraksionet kryesore të festivaleve dhe eventeve sportive në SHBA. Dana Hutchings gjeti vdekjen këtë të mërkurë gjatë një gare për World Taco Eating Championship.