SHPËRNDAJE

Bale

Gareth Bale beson se Real Madridi ka shanse të mira që të fitojë në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës
Të shtunën duke filluar nga ora 20:30, Barcelona pret madrilenët në ‘Camp Nou për ta zhvilluar El Clasicon e dytë për këtë edicion.

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, në një konferencë për media para ‘El Clasicos’, ka thënë se duhet të luajnë se ekip nëse duan fitore ndaj katalunasve.

“Barcelona duken në formë shumë të mirë. Edhe ne gjithashtu po luajmë më mirë së fundmi. Në ndeshje të tilla, loja ekipore sjell suksese”.

“Ne duhet të jemi të bashkuar. Në Camp Nou duhet të sulmojmë dhe mbrohemi të gjithë së bashku. Në këtë mënyrë mund të marrim pikë ndaj Barcelonës”, ka thënë Bale.