SHPËRNDAJE

Kapiteni i përfaqësueses së Uellsit, Ashley Williams ka thënë se Gareth Bale ka përparuar shumë që kur është transferuar në Spanjë dhe ai tani ka fuqi mbinjerëzore.

“Bale luan sikur Superman”.

“Loja me të duket shumë e thjeshtë. Gjithmonë e kemi ditur se është futbollist fantastik, mirëpo kundër Islandës ka qenë me të vërtetë i pamundur. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Ai është i shkëlqyer”” ka thënë Ashley Williams.

“Ai është në gjendje të zgjidh ndeshjen” ka shtuar ai.