SHPËRNDAJE

gashi

Shkëlzen Gashi është i lumtur me paraqitjen e djeshme në ligën MLS.

Colorado Rapids ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj Arizona United, me protagonist sulmuesin shqiptar.

Ish-anëtari i Baselit arriti të shënoi golin e parë personal me fanellën e Colorados në minutën e 63-të.

“Punë shumë e mirë ekipore dje. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri”, ka shkruar Gashi në Instagram.

Ky ishte goli i parë për Gashin me fanellën e Colorados, ndërsa shqiptari në fund u zgjedh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.