SHPËRNDAJE

Gazetari Altin Ahmeti, ka shpalosur sot vështrim për ‘Schindlerin Shqiptar’, për ditën kur pëkujtohet ‘Holokausti’.

Ahmeti ka treguar se personi më meritor për shpëtimin e Hebrenjve si në Shqipëri dhe Kosovë ishet Xhafer Deva, ish-ministri i Brendshëm në periudhën e Gjermanisë Naziste.

Ish-ministri Deva i cili nuk kishte lënë gjermanët t’i arrestonin hebrenjtë, duke i strehuar dhe duke mos i denoncuar te nazistët, sipas gazetarit Ahmeti, transmeton Gazeta Metro.

Po ashtu ai tregon se për ish-ministrin Deva thuhet që krahas shërbimit sekret gjerman, punonte dhe për shërbimin amerikan të asaj kohe.

Postimi i plotë:

Schindleri Shqiptar

Njeriut me meritor per shpetimin e Hebrenjeve ne Shqiperi dhe Kosove, Xhafer Deves, ish minister i Brendshem ne periudhen e Gjermanise Naziste.. vazhdon ti mohohet shpetimi i Hebrenjeve.

Pas Beses shqiptare, ne saje te se ciles hebrenjte u strehuan dhe nuk u denoncuan tek nazistet, ishte vet Deva ai qe detyroi gjermanet jo vetem te terhiqeshin nga kerkesa per arrestimin e tyre, por edhe nga hartimi i listave me emrat hebrenjeve shqiptare dhe atyre qe kishin ardhe nga vendet tjera europiane.

Schindleri ngjan i vogel para vepres madheshtore te Deves, i cili edhe pse ne opinion perflitej si nazist i flakte, antisemit etj etj, veproi konform kanunit dhe traditave shqiptare.

Shtepia e Shqiptarit eshte e mikut dhe e zotit..

Deva perfundoi jeten si profesor i nderuar ne Palo Alto te Kalifornise, USA, megjithese nga komunistet ishte shpallur si kriminel lufte, hitlerian, nazist, kunder aleateve etj etj.

Thuhet qe Deva krahas sherbimit sekret gjerman, punonte dhe per sherbimin amerikan te asaj kohe.

Ja cfare thuhet nga vet hebrenjte per Xhafer Deven…

“Dy përfaqësues të bashkësis hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Europës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”), i qenw drejtuar Mehdi Frashërit për ndihmë.

“Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit.

Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin.

Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur.

Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve.
Deva ia doli që t’i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve”

Duke pasur gjithe keto merita per te cilat Ne po mburremi cdo vit, eshte mire qe personit qe na krijoi mundesine e kesaj mburrje, ti njihet kjo merite.

Historia smund te jete bardh e zi.. Veprimet negative qe ka bere Deva normalisht qe sduhet mohuar, por ti nxirren nga harresa e qellimshme veprat pozitive si kjo e hebrenjeve, ka shkruar Ahmeti në Facebook.