SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Eskorta” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe RnB.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Genci në studion e tij, Black Fish Entertainment.

Ndërkohë, po i njëjti produksion ka realizuar edhe klipin e këngës.

“Eskorta” është një këngë e cila flet për trendin e femrave të sponsorizuara, që është mjaft i shprehur së fundmi në trevat shqiptare.

Genci është shumë aktiv në sjelljen e projekteve të reja muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.

Pak ditë më parë, ai njoftoi edhe se kishte filluar është pranuar në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, për studimet e doktoraturës.