SHPËRNDAJE

Nga fillimi i viteve të 90-ta partitë politike të Luginës së Preshevës kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të vyer.

Për herë të parë në pluralizmin politik duke dëshmuar një ndërgjegje të rrallë kombëtare partitë poltike kanë vendosur të bëhen bashk për të folur me një zë dhe për të vepruar me një program kur janë në pyetje parimet kombëtare e në këtë rast çështja e Luginës në përgjithësi thotë në deklaratën për media ministri i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Këto komente Cakaj i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes për listën e përbashkët që kanë bërë partitë shqiptare për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Kjo marrëveshje sipas ministrit Cakaj sa politike është domethënia aq edhe kombëtarisht frymëzuese ku në aspektin politik ato bënë bashkimin e forcave për mbrojtjen e të drejtave të tyre por edhe afirmimit të interesave në Luginë.

Ndërsa nga pikëpamja kombëtare këto parti kanë vendosur të tejkalojnë problemet e brendshme në funksion të së mirës së përgjithshme të të gjithë shqiptarëve thotë ministri i punëve të jashtme.

Pa asnjë dilemë ata janë shembulli më frymëzues i bashkimit të gjithë shqiptarëve në përgjithësi e faktor i rikthimit të shpresës në Luginë të Preshevës ka thënë ministri i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj në deklaratën për media./presehva.com/