SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli vitin që lamë pas është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në faqet rozë, ndonëse e tillë vazhdon të jetë akoma.

Dhe kjo erdhi pas romancës së saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta, e po ashtu edhe për qëndrimin e saj në shtetin turk.

Sido që të jetë, artistja shqiptare është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale e cila shpesh merr vëmendje me postimet që publikon.

View this post on Instagram

@sellmakasumoviq @kacilleshi

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

E tillë shfaqet edhe në videon e fundit që ka ndarë me ndjekësit, ndërsa vjen me ca lëvizje provokuese për fansat e saj.

Në fakt, përmes postimit tregon se së shpejti pritet të sjellë këngën e re, për të cilën po punon tash e një kohë me një artist të famshëm turk.

“Pak zgjatje të muskujve, jua dua të gjithëve, kënga e re së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë videos.

View this post on Instagram

Pak zgjatje te muskujve 😅#loveyouall#comingsoon

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Ndërkaq, “Zjarr” titullohet kënga e fundit e lansuar nga Ismajli që ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.