SHPËRNDAJE

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i është gëzuar tejet shumë suksesit të mbrëmshëm të yllit të futbollit, i cili e fitoi Ligën e Kombeve, si kapiten i kombëtares së Portugalisë.

Për të festuar këtë sukses të radhës të futbollistit, bukuroshja e ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, teksa shihet duke i dhuruar një puthje Ronaldos.

“Dashuria e jetës sime! Të përgëzoj për një tjetër arritje në karrierën tënde. Je më i miri”, janë fjalët e saj pranë imazhit të postuar.

Georgina është njoftuar me Cristianon para shtatë vitesh dhe dyshja tashmë kanë një vajzë të quajtur Alana Martina.

Ylli portugez, po ashtu, është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate.