SHPËRNDAJE

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është pyetur se a beson që ish-skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë edicion.

“Pa marrë parasysh se çfarë kam bërë te Liverpooli, ende ndihem sikur jam aty. E tëra është diku në mendjen time”.

“Kam punë në baza ditore dhe fokusi im është padyshim te Rangers, por këndi i syrit tim ndjek atë që po ndodh në Anfield dhe shpresoj se djemtë disi do të jenë në gjendje të arrijnë përtej linjës magjike, pasi nëse ata do të kenë sukses, unë do të jem njeriu më i lumtur në botë”, ka thënë trajneri i Rangers, citon KP.

Gerrard shënoi një gol në minutën e fundit të shtunën në Anfield, për të fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e legjendarëve ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit.

Të hyrat nga ndeshja, e cila u ndoq nga 50.000 spektatorë, shkuan për bamirësi, dhe në fushë ishin shumë prej lojtarëve që ishin në finalen e famshme të Ligës së Kampionëve në vitin 2005, në Stamboll.

Atëherë Liverpooli ishte kthyer nga disavantazhi prej tre golash për ta barazuar rezultatin (3-3) dhe më pas fitoi pas penalltive.