SHPËRNDAJE

Infantino

Gianni Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i FIFA-s në Kongresin e Jashtëzakonshëm të institucionit më të lartë të futbollit në botë.

Në raundin e parë nuk ka dal fituesi pasi Gianni Infantino mori gjithsej 88 vota, ndërsa Sheikh Salman al-Khalifa i cili mori 85 vota. Princi Ali bin al-Hussein mori 27 vota, ndërsa miku i Kosovës, Jerome Champagne mori vetëm 7.

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s fitoi në raundin e dytë duke mposhtur Sheikh Salmanin, Princin Ali dhe Jerome Champagne.
Infantino fitoi në raundin e dytë me 115 vota, nga 104 sa mjaftonin për President të ri.