SHPËRNDAJE

Giggs

Rio Ferdinand insiston se Ryan Giggs duhet të zëvendësojë Louis van Gaalin.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Ryan Giggs do të ishte zgjedhja më e mirë për të zëvendësuar Louis van Gaalin.

Ai tha se Jose Mourinho është një trajner fitues dhe do të kishte sukses në United, por mendon se Giggs do të ishte më i mirë në planin afatgjatë.

“Për kohë të shkurtër Mourinho do të ishte shumë i mirë. Ai është mësuar të ketë sukses. Ai është fitues dhe këtë e ka dëshmuar”, tha Ferdinand për Goal.com.

“Por, për kohë më të gjatë, unë do të zgjidhja Giggsin, sepse ai e kupton filozofinë e skuadrës. Një element shumë i rëndësishëm do të ishin të rinjtë e skuadrës. Futbollistët e rijnë që do t’i bashkoheshin Unitedit do të dini se do të luajnë rol në skuadër dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”.

Krejt në fund tha se është shumë kurioz të dijë vendimin e zyrtarëve të klubit.