SHPËRNDAJE

Ditët e nxehta të stinës së bukur të pranverës duhet të manifestohen edhe me muzikë të mirë.

Si asnjëherë më parë, në një videoklip do të mund t`i shihni motrat Mustafa së bashku. Kështu të paktën kanë bërë të ditur vet ato.

Gjashtë motrat do të vijnë me një këngë të re të cilës ia kanë bashkangjitur edhe klipin. Ky është një duet shumë i pritur nga to, meqë shumë herë i kemi parë të paraqiten në televizione, por jo me një klip të tyre të gjitha së bashku.

“Diqka e re po vjen…6 motrat”, shkruhet në llogarinë e motrave Mustafa.

Ndryshe, që kur Sahidja e Safetja janë shfaqur në publik, ato kanë fituar simpatinë jo vetëm të gjeneratës së tyre, por edhe të moshave të reja.

Motrat Mustafa me këngët e tyre gjithmonë kanë sjellë energji pozitive, e sidomos kur bëhet fjalë për këngë dasmash, ato zënë vendin e parë.

Ndonëse nuk kanë treguar se kur do të lansohet klipi, motrat Mustafa nuk ka dyshim se do të sjellin si çdoherë, një këngë të bukur.