SHPËRNDAJE

Njëri ndër filma më të famshëm të  Holliwood-it, me aktorët si Stiv Mcquin, Charles Bronson, Yul Briner e tjerë mban emërtimin “Seven Magnificient”, ata ishin bashkuar për t’ë ndihmuar banorët e një fshati të vogël meksikanësh në kufirin amerikan me Meksikën nga një bandë e shfrenuar.

Këta tanët dje, shyqyir Zotit janë veçse “Gjashtë të mrekullueshmit”, kanë gjetur akordin “Të bashkuar kundër PVD-së”, nëse u del koha pas tregtive politike që po bëjnë edhe do ta pengojnë  Serbinë, që të bëhet pjesë e BE-së.
Pesë partitë e pozitës (PDSH, PD, LPD, BDL dhe RD) dhe një e opozitës (UDSH) janë “unifikuar” për “t’i thënë jo Serbisë” për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Në arsyetimin e dhënë në publik asnjëri prej tyre nuk ka dhënë arsyet e vërteta për vendimin e vet.
Floskula  se “subjektet politike shqiptare PDSh, PD, LPD, UDSH dhe BDL, njëzërit kanë vendosur që mos të marin pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke vlerësuar se në këtë mënyrë do to kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për shqiptarët e Luginës” është aq mashtruese sa i ngjanë përrallave nga produksioni Wallt Disney”.

Është plotësisht e drejtë që secili subject të mbajë një qëndrim për një çështje politike, dhe atë askush nuk mund ta kontestojë, por, njëkohësisht është edhe plotësisht e obligueshme, që opinioni duhet të informohet drejt, thënë të vërtëtat dhe arsyet për një vendim politik i cili në radhë të parë ka të bëjë edhe me të ardhmen e tyre.
Qëndrimi për Jo nuk shtë i djeshit, harmonizimi i qëndrimeve të spektri politik shqiptar, por, për “pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare” ka nisur më 28 janar në Tiranë, në takimin me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ai ka vazhduar në prishtinë me ministren e jashtme Vlora Çitaku dhe “bashkëpunëtorët e saj”. Edhe Prishtina edhe Tirana kanë thënë qartë qëndrimin e vet. Shqiptarët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Lojrat ndaj unitetit dhe opinionit të Luginës e kanë përcjellë këtë process që nga fillimi, sepse qëndrimi i parë i këtyre të UNIFIKUARVE ishte i ndryshueshëm  dhe i rrëshqitshëm gjatë tërë kohës. Kërkesa që në listë të mos jetë Riza Halimi u shndërrua më vonë në kërkesë të “mos jetë as i pari as i dyti kandidati i PVD-së” për tu finalizuar se për të unifikuarit nuk ëhtë i pranueshëm “as kandidati nga Shoqëria civile (Belgzim Kamberi) i cili është i afërt me PVD-në”.
“Uniteti” i arritur dje në Preshevë është i rrejshëm dhe pa asnjë interes për Luginën e Preshevës. Ai është tinëzarë dhe cinik, sespe vetë arsyetimeqt e dhëna janë të tilla.
Ragmi Mustafa, i cili politikën e vet të zgjedhjeve locale e ka ndërtuar në një binarë me “bashkimet e shpeshta” herë më Iliridën herë me Kosovën, herë me ndërrimin e territoreve, e ka të vështirë të futet në një garë të luftës politike rajonale sepse, nënshtrimi këtyre rregulave ia dëmtion imazhin e “patriotit të bashkimeve Kombëtare”.

Nagip Arifi,  me politikën e dy binarëve “para dite me Vuçiqin dhe Daçiqin” e pas dite na shet përraalla për “unitet kombëtar” në Luginë. Sa është i siqertë arsyetimi të cilin ai, përmes palaçove të vet facebook, e jep se “ do ta pengojnë Serbinë e Vuçiqit dhe Daçiqit të intehrohet në Uvropë’, le ta vlerësoje opinion vet. Por, se kur duhet të bëhet uniteti në praktikë, siç është rasti me vendimin për emërtimin e rrugëve në Bujanoc dhe vendosja e emrit skënderbej sheshit të Bujanocit, Ai nuk  tregon aspak gatishmëri për unitet me shqiptarët për t’i ruajtur marëdhëniet e tij me SNS-në e Vuçiqit dhe SPS-në e Daçiqit kjo është më se evidente. Të martën e shkuar, më 5 shkurt,  Nagip Arifi, ishte panelist në tribunën e mbajtur në Bujanoc Shërbimi i ndihëms falas juridike me “Partneri Srbija”, qëllimi is ë cilës …ndërtimi i mirëbesimit dhe integrimi i grupeve të ndryshme në jetën publike të me ç’rast ai na ka “shpjeguar” përparësitë që sjell BE-ja dhe futja e Serbisë në BE. Të shtunën e të njëjtës jave doli me idenë se do me pengu Serbinë të jetë pjesë e BE-së. Kësaj nuk i thonë dyftyrësi, kësaj i thonë paftyresi.
    
Jonuz Musliu, me politikën e vet pa asnjë binarë (keni dalë në sarrnishtë thoshtë dikur një hoxhë i Tërnocit) si gjthmonë i bashkangjitet kopesë, por vetëm atëherë kur kopeja i sjell ndonjë përfitim në përbërjen e ndonjë fuksioni, as që e di pse duhet me dalë e as që e di pse nuk duhet me dalë në zgjedhje.
Gjithë kjo tregon se unifikimi i “6 magnificient” nuk është bërë për të kontribuar në “përmirësimin e kushteve për shqiptarët e Luginës” por vetëm për t’iu kundërvyer PVD-së, edhe pse vetë nuk paten asnjë kandidat të denjë për vendin e deputetit.
Dhe sikurse edhe deri më tani, PVD, e vetme do të vazhdojë rrugën e vet programore. Vendimin do ta marrë në organin më të lartë në Kuvendin e PVD-së. Cili do të jetë ai do të jetë vendim që del nga organet e PVD-së duke e vlerësuar në mënyrë më të realshme situatën, e jo për shkak të armiqësive ndaj të tjerëve. Por, një gjë është e sigurtë, PVD, mund të mbetet e vetme, por kurrën e kurrës nuk do t’i bashkohet kopesë së shfrenuar për pushtet.

Shkruan: Driton Rexhepi, Bujanoc