26.1 C
Presevo, Serbia
22.10.2019
Ballina Lifestyle Gjejnë 2,465 monedha të vjetra, çifti britanik zbulojnë thesarin që kap vlerën...

Gjejnë 2,465 monedha të vjetra, çifti britanik zbulojnë thesarin që kap vlerën e 5 milionë funteve

SHPËRNDAJE

Një çift që njihen si gjuetar të thesareve kanë arritur të gjejnë thesarin më të madh në historinë e Britanisë, që besohet se kapë vlerën e rreth 5 milionë funteve.

Adam Staples dhe partnerja e tij Lisa Grace, kanë gjetur 2,465 monedha që janë mbi njëmijë vite të vjetra.

Por edhe pse thesari i tyre është më i vogël për nga sasia sesa ai i Staffordshire Hoard që konsiderohet si koleksioni më i madh i monedhave të “varrosura” që janë zbuluar në Britani, megjithatë thesari i tyre është për një milion funte më i vlefshëm.

2,465 monedha të argjendta ishin bërë për mbretin Harold II dhe secila prej tyre është në gjendje të mirë dhe secila kapë vlerën nga një mijë deri në 5 mijë funte.

Ekspertët pretendojnë se monedhat i përkisnin ndonjë personi të rëndësishëm dhe të pasur, i cili me qëllim i ka “varrosur” për t’i ruajtur.

Staples dhe Grace i kanë gjetur me detektor të metalit derisa po hulumtonin një zonë të gjelbëruar në afërsi të një ferme në verilindje të Somersetit.