SHPËRNDAJE

Sot në orët e pasditës është gjetur trupi i pajetë i 72 vjeçarit nga Bujanoci i cili dy ditë më parë është konfirmuar i zhdukur nga familja e tij, lajmin e ka bërë të ditur djali i tij i cili ka thënë se, trupin e pajetë të babait e kanë gjetur familjarët pranë urës në Moravën Jugore në rrugën e vjetër në Levosoje. Sipas tij në trupin e babait nuk ka gjurmë të vdekjes së dhunshme. “Babai thjesht ra dhe vdiq” ka thënë djali i tij.

Të kujtojmë se 72 vjeçari i nacionalitetit serb herën e fundit është parë dy ditë më parë në stacionin e autobusëve në Bujanoc, rast për të cilin kishte shkruar edhe presheva.com. Vdekjen e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestarë ndërsa shkaqet që kanë shtyrë deri te vdekja e të ndjerit nuk janë bërë publike as nga familja por as edhe nga organet e rendit./presheva.com/

https://presheva.com/zhduket-72-vjecari-nga-bujanoci/