SHPËRNDAJE

Sot në një bunar në Graçanicë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.Viktima është e moshës 68 vjeçe me inicialet V. GJ.

Policia dhe zjarrfikës shkuan në vendin ngjarjes dhe nxorën trupin nga bunari. Pas kësaj mjekët konstatuan vdekjen dhe trupi i viktimës u dërgua për obduksion.

Supozohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Agron Borovci nga zyra për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë:”Sot në Graçanicë është gjendur një trup i pajetë dhe se është vdekje e dyshuar”.

“Viktima është femër, 68-vjeçare. Është vdekje e dyshuar dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.