SHPËRNDAJE

Janë 1,670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e organizatave partnere, më shumë se 300 psikologë, punonjës socialë dhe vullnetarë, u janë bashkuar për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve, duke ofruar shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë, kudo ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cilëson të paçmueshëm misionin për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve.

Ajo vlerësoi kontributin e psikologëve, punonjësve sociale dhe vullnetarëve në ndihmë të këtyre familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Ministrja takoi dhe kaloi kohë me fëmijët në të gjitha pikat e emergjencës.