SHPËRNDAJE

Gjenerali major Timothy Orr, i cili ishte i ftuar të merrte pjesë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka anuluar vizitën e tij.

Mësohet se, arsyeja e anulimit të vizitës është mos heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës, për produktet e Serbisë e Bosnjës. Sipas agjendës, Timothy Orr, do të qëndronte në Kosovë nga 16 deri më 18 shkurt.

Ndërkaq, duhet theksuar se ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, Philip Kosnett dhe Kyle Scott, të premten përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, me njohjen reciproke në thelbin e saj. Këtë thirrje të ambasadorëve amerikanë analistët po e konsiderojnë si një mesazh për një qasje serioze nga të dyja palët (Kosova dhe Serbia) në dialog.