SHPËRNDAJE

“Në fund të komunizmit në Shqipëri, mijëra e qindra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990.

Edhe sot, shqiptarët preferojnë që të punojnë për pak para si barinj, bojaxhinj apo në ndërtim sesa të jenë të papunë në vendin e tyre”, shkruan radio gjermane “Deutschlandfunk”.

Shkrimi mban titullin “Barinjtë shqiptarë, dhitë greke”.

Duke iu referuar të dhënave të Policisë greke, theksohet se më shumë se gjysma e lëndës narkotike të sekuestruar gjatë vitit 2016 ka hyrë nga Shqipëria, shkruan Panorama.

“Lart në male kufiri nuk ka tela, asnjë shenjë dalluese. Pa mbikëqyrje. Çdokush që është familjar me rajonin e Epirit, mund ta kalojë lehtësisht kufirin prej 300 kilometrash greko-shqiptar dhe mund të hyjë në BE pa u vënë re.

Kjo veçanërisht njihet nga korrierët e drogës. Sipas Policisë greke, rreth 65 për qind e kanabisit të sekuestruar gjatë vitit 2016 ka hyrë përmes Shqipërisë”, shkruan gazetari gjerman.

“Nuk ka punë atje (Shqipëri), politikanët punojnë vetëm për xhepin e tyre, jo për njerëzit e thjeshtë. Kështu që ne vijmë këtu, lëmë fëmijët dhe gruan pas.

Sigurisht që do të parapëlqeja që t’i kisha edhe ata këtu, por nuk kam shtëpi këtu dhe jam gjithnjë duke udhëtuar me kafshët, 6 muaj këtu te stallat dhe 6 muaj në male”. Në reportazh citohet se pas fundit të komunizmit, me qindra e mijëra shqiptarë emigruan në Greqi në vitet 1990. Është vështirë të gjesh një ndërtesë që nuk është ndërtuar nga punëtorë shqiptarë.

Në qytete punojnë në ndërtim dhe si bojaxhinj, ndërsa në këtë rajon, veçanërisht barinjtë, janë shqiptarë. Kushtet e punës janë të vështira, pasi punojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë për vetëm 400 euro në muaj. A ia vlen?,- pyet gazetari.

“Nuk është keq. Nëse nuk do të ishte hapur kufiri, ku do të punonim në Shqipëri? Kam ardhur këtu vullnetarisht. Këtu funksionon kështu: Sa të punosh aq edhe do të marrësh. Nëse nuk do të punosh, mund të ikësh”, thotë 50-vjeçari Tarik.

Punëdhënësi grek nga ana e tij thotë se, pa barinjtë shqiptarë ai nuk do mund ta mbante tufën, ndërkohë që shprehet se të rinjtë grekë preferojnë të studiojnë dhe të bëjnë punë të lehta. “Pa ta nuk do të isha në gjendje të mbaja kafshët”, thotë greku Dimitris.

“Është vështirë të gjesh punëtorë në Greqi, të rinjtë preferojnë të studiojnë, vetëm pak bëhen punëtorë”. Reportazhi mbyllet me përshkrimin e jetës së përditshme të barinjve shqiptarë. Ata jetojnë në varfëri dhe në dhoma të vogla.

Relaksimi i vetëm i tyre është televizioni satelitor shqiptar. Pavarësisht nga vështirësitë, megjithatë, ata e shohin jetën më mirë këtu sesa i papunë në Shqipëri. /albeu.com/