SHPËRNDAJE

Aleksandar Vuçiq ka qenë edhe më herët “njeri i fuqishëm”, por tani, sipas rezultateve preleminare të votimeve, me SNS e tij ka fituar shumicën apsolute, shkruan “Spiegel” gjermane.

Në tekstin me titull “Fitore e qartë e zgjedhjeve për SNS proevropiane”, kjo gazetë shkruan se pas fitores në zgjedhje, para votuesve të saj, ka thënë se Serbia gjendet para “reformave të vështira”, duke shprehë bindjen se shteti do të vazhdoj rrugën drejt bashkimit Evropian dhe luftën kundër korrupsionit

Vuçiq, siç shkruan “Spiegel”, ka paralajmëruar reforma dhe dëshiron të luftoj papunësinë në vend e cila është zyrtarisht 27%.

“Fitorja e SNS nuk ka ardhë papritur” vlerson gazeta prestigjioze gjermane, duke përkujtuar vlersimet parazgjedhore në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, ku SNS ka qenë qartë para partnerëve të koalicionit. /presheva.com/