SHPËRNDAJE

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë. Në gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung’, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

“Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani”, tha ministri Heil.

Me kërkesë të socialdemokratëve, koalicioni me bazë të gjerë në Gjermani synon që deri në fund të këtij viti të nxjerrë një ligj, që rirregullon ardhjen e fuqisë së huaj punëtore të kërkuar nga ekonomia. Kjo do të lehtësojë mundësitë e punësimit për jo-akademikët. Me këtë synohet të reduktohet edhe migracioni ilegal.

Ideja e lejes së së kufizuar të qëndrimit për fuqi të huaj punëtore pa arsim të lartë mbështetet edhe nga ekonomia gjermane.