SHPËRNDAJE
Bundeskanzlerin Angela Merkel lädt kurzfristig den serbischen Ministerpräsidenten Aleksandar Vucic am 7. September 2015 ins Kanzleramt Berlin ein. Serbien hat große Herausforderungen zu bewältigen, da die Flüchtlinge den Weg aus Griechenland über Mazedonien, Serbien und dann weiter nach Ungarn suchen. | German Chancellor Angela Merkel invites the Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic at short notice on September 7, 2015 at the Chancellery Berlin. Serbia is faced with major challenges, because the refugees take the way from Greece through Macedonia, Serbia and then for Hungary., Image: 257863755, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Face To Face A

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Axel Dittmann ka thënë se është qëndrim unik i BE- së se qëllimi i negociatave duhet të jetë normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës, sepse BE nuk dëshiron brenda vetes çështje të pazgjidhur bilaterale.
“Gjermania dëshiron të kontribuojë ashtu që dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës, me ndërmjetësim të BE-së, të sjellë normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, ne aty jemi partnerë” ka thënë Ditmann.

Sipas tij, asaj që përcjell N1, ai ka thënë se është pozitive që pas zvarritjes, më në fund filluan bisedimet për AKS—në, ndërsa ka shtuar se negociatat nuk do të jenë të lehta, por me rëndësi që BE është i përkushtuar në dialog dhe që përpiqet për arritje të marrëveshjes.

“Është e domosdoshme të gjendet zgjidhja që përfshin të gjitha aspektet e normalizimit të marrëdhënieve. Ne këtë do ta përcjellim me kujdes, bashkë me BE-në që ndërmjetëson në negociata”, ka thënë Dittmann.

Ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi – Kosovës është qëndrimi i përbashkët i Bashkimit Europian.

“E përkrahim këtë proces dhe tash duhet të gjejmë një zgjidhje të mirë kompromisi në mënyrë që marrëdhëniet të normalizohen me bazë të shëndoshë”, ka përfunduar ai.