SHPËRNDAJE

Në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë provuar të ikin. Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani

Gjatë një kontrollimi të kryer në një kantier të madh ndërtimi në Wolfsburg (Gjermani), autoritetet doganore që e kanë bërë kontrollimin kanë gjetur 12 punëtorë të huaj, të punësuar ilegalisht. Në vendpunishte ishin gjithsej 60 punëtorë, shkruan dpa.de.

Qysh në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë provuar të ikin. Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani. Po e njëjta gjë vlen edhe për nëntë punëtorët tjerë, të gjithë shqiptarë.

Por, tetë prej tyre fillimisht kanë treguar dokumente të rrejshme identiteti të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Duke qenë se doganierët e kanë të njohur këtë lloj mashtrimi, i dërguan punëtorët në qendrën poilicore për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.

Doganierët me këtë rast kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur.

Te disa nga rreth 10 punëdhënësit e prekur nevojiten hetime tjera në kuptim të ligjit mbi pagën minimale. Enti kompetent e ka mbyllur një pjesë të kantierit./alb.info.