SHPËRNDAJE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë mesazhin e qartë nga Berlini zyrtar, se ata nuk e mbështesin kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës, duke kërkuar nga Mustafa që ta rishqyrtojë sa më parë pozicionin e tij brenda Bllokut.

Në takimet e tij me zyrtarë të lartë politikë në Gjermani gjatë këtyre ditëve, Mustafës i ëshët bërë me dije se Qeveria e ardhshme duhet të ketë një koalicion të qëndrueshëm dhe me pakicat serbe të përfshira.

Ndërkohë, që ata kanë dilema të mëdha nëse “Vetëvendosje” mund të jetë pjesë e Qeverisë, duke marrë parasysh qëndrimin e saj për dialogun me Beogradin.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës “Zëri”, përfaqësues ndërkombëtarë nga Qeveria gjermane të enjten.

“Në takimet me z.Mustafën është bërë i ditur qëndrimi zyrtar gjerman për një koalicion të qëndrueshëm, ridefinimi i marrëveshjes, por edhe mundësia për një koalicion PDK-LDK”, ka thënë ky burim./presheva.com/