16.4 C
Presevo, Serbia
17.09.2019
Ballina Lajme Gjermania pushtohet nga moti i ligë, breshëri me madhësi të topit të...

Gjermania pushtohet nga moti i ligë, breshëri me madhësi të topit të golfit shkakton dëme të mëdha materiale – lëndohen disa persona

SHPËRNDAJE

Në Bavari të Gjermanisë në veçanti në Munih, gjatë të hënës vendi është përfshirë nga moti i ligë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe me shumë qytetarë të lënduar.

Aty ka rënë breshër me madhësi të topit të golfit, derisa erërat e forta kanë shkulur me rrënjë drunj të mëdhenj.

Dritaret e shumicës së veturave janë thyer nga breshëri si dhe janë dëmtuar fasadat e shtëpive të shumta, kurse një dru i shkulur ka lënë të lënduar një shtatëvjeçar dhe dy burra.

Mediat gjermane raportojnë se çiklistët ishin ndalur në një dru të shkulur duke kërkuar strehim, megjithatë janë lënduar kur mbi ta ra një dru tjetër.

Si pasojë e motit të ligë linjat hekurudhore kanë ndalur punën, kurse në shumë rrugë të qytetit janë vërshuar nga sasi e madhe e shiut që ka rënë.