SHPËRNDAJE

Një shqiptar (25) është dënuar me 2.5 vjet burg.

25-vjeçari u shpall i fajshëm për falsifikimin e disahershëm të monedhës 50-eurëshe dhe i ka përdorur në Regensburger Altstadt për të blerë pije, ku si këmbim ka marrë paratë origjinale.

Por kjo nuk rezultoi suksesshëm në diskotekën “Sudclub” am Domplatz ku kamerieri e zbuloi paranë e falsifikuar, i cili menjëherë njoftoi sigurimin.

Përkundër tentativës për t’u larguar, shqiptari bie në duart e policisë, të cilët i sekuestruan 14 bankënota të falsifikuara.

Shoku i tij (23), i cili jeton dhe punon në Regensburg, është dënuar me kusht – në mungesë të provave.