SHPËRNDAJE

 

Atyre iu shkëput kontrata me një vendim të Komunës. Lutfi Haziri akuzon MSH’në.

Në shërbim të këtyre pacienteve do të jenë 60 punëtorë shëndetësor më pak.

Këta u larguan nga puna nga Qendra e Mjeksisë Familjare “Nagip Rexhepi”, në Gjilan pasi një vendimi të kryetarit të kësaj komune Lutfit Hazirit.

Vendimi për largimin e 60 punëtorëve nga puna do t’i shkaktoj telashe edhe drejtorit të QKMF-së, Fejzullah Berisha.

E, i pari i Gjilanit thotë se vendim e mori për shkak të mungesës së mejteve financiare.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Shëndetësisë ka treguar se gjatë mandatit të kaluar qeverisës, është nënshkruar marrëveshja mes Caritas Kosova, MPMS dhe disa komuna për “përkujdesje shëndetësore shtëpiake dhe ambulantore”.

Një marrëveshje tre palëshe ka qenë edhe me Komunën e Gjilanit për periudhën dhjetor 2016 – deri në fund dhjetorit 2017.

Kjo marrëveshje, sipas Ministrisë, është përmbushur.