SHPËRNDAJE

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo për të 20 herë do të takojnë njëri tjetrin në El Classico, gjithsejt 23 herë duke i llogaritur ato deri sa Cristiano Ronaldo ka qenë tek Manchester United.
Leo Messi ka 9 fitore, 5 humbje dhe 6 barazime.

Messi i ka shenuar 18 gola Real Madridit në 27 ndeshje që ka luajtur kundër Merengesëve, dhe vetëm 3 në Bernabeu, gjysmën para tifozëve të vet.

Cristiano Ronaldo i ka shenuar 12 gola në 20 ndeshje, 3 vetëm para tifozëve të vet, ndërsa një të tretën në Camp Nou.

Në epokën deri sa ka qenë në Real Madrid, madrilenët kanë pasur sukses më shumë si mysafir, në 8 El Classicot e fundit, duke llogaritur Super Kupën, Real Madrid  në Castillan e saj ka fituar vetëm një herë, vitin e kaluar.

Referi Undiano Mallenco, për herë të parë në 20 vitet e fundit, referon ndeshjen e njejtë ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona në një sezonë.
Ndeshjen e parë, të gjithë janë ankuar. Madrilenët e kishin akuzuar se nuk kishte referuar penallti ndaj Ronaldos dhe dorën e Dani Alves, ndërsa Barcelona faull ndaj Fabregas nga Pepe. Për këtë refer do të jetë El Classico nr 7, 4 fitore të Barcelonës, ndërsa vetëm një herë ka fituar Real Madridi.

Reali ka fituar ndeshjen e parë me Barcelonën 2:1 në vitin 1929. Në kampionat Real Madrid ka epërsi ndaj Barcelonës, kanë fituar 70 ndeshje, katalanasit kanë 65 fitore, ndërsa pa fitues 32 ndeshje.

Barcelona ka shenuar gol çdo herë në 7 vitet e fundit, në 2006 ekipi i Capello kishte arritur të jetë i paprekur nga Barcelona në kampionat.

Lojtari që ka luajtur më së shumti El Classico është Pako Hento, me 31 ndeshje. Xavi mund ta arrij atë, ku ka luajtur 26 ndeshje kundër Realit. Hento ja 17 fitore.

Miguel Munhoz ka drejtuar më shumti El Classico, 27 ndeshje. Prej vitit 1960 deri 1974.

I vetmi lojtar që është përjashtuar nga ndeshja 2 herë, nuk është Ramos, por Roberto Carlos.

Portieri më i vjetër që ka mbrojtur portën në El Classico është Pako Bujo, si 39 vjeçar.

Rezulati më i shpeshtë në El Classico është 2:1, Merengesët kanë shenuar më shumë gola se Barcelona, 9 gola.

Real Madrid nga 83 ndeshjet e fundit, në Santiago Bernabeu ka fituar 51 ndeshje.

Kjo ndeshje do të jetë edhe ndeshje e asistentëve më të mirë në La Liga, Bale 11 ndërsa Fabregas 12.

Dani Alves, nëse fiton Barcelona, do të jetë lojtari me më shumë fitore ndaj Real Madridit, 13, natyrisht duke i llogaritur edhe ndeshjet që ka luajtur për Sevilla.

Në vitin 1941, Vicente Martinez ka debutuar si 16 vjeçar në El Classico.

Messi është i vetmi lojtar në fushë që i ka shenuar hat-trick në El Classico. Ai këtë e ka bërë në vitin 2007. Lojtarët e tjerë që kanë shenuar hat-trick janë Romario, Lineker, Cesar, Ramon, Vanoltra.

Tek Merengesët, Pushkash, Amansio dhe Ivan Zamorano i kanë shenuar hat-trick Barcelonës.

Ndeshja vështirë të përfundoj 0:0, kjo herën e fundit ka ndodhë në vitin 2002.